Hidhet sërish molotov në derën e bashkisë së Tiranës

Në protestën e sotme që po mbahet në Tiranë është hedhur sërish molotov nga protestuesit para bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë

Foto: Top Channel

Gjatë protestës së sotme, Rithemelimi ka hedhur sërish molotov në derën e bashkisë së Tiranës.

Pas hedhjes së molotëve, kanë ndërhyrë efektivët dhe forcat zjarrfikëse që i kanë shuar menjëherë.

Në këtë protestë janë gjetur edhe lëndë piroteknike, ku policia ka ndaluar dy persone për mbajtjen e këtyre lëndëve.

Më herët protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe mollë në drejtim të godinës, derisa kërkojnë që të largohet nga detyra kryetari i Tiranës, Erion Veliaj. /Top Channel

Kujtojmë që e njëjta ka ndodhur edhe në protestën e 19 prillit.

Lexo më shumë: Hidhet molotov para Bashkisë së Tiranës gjatë protestës, dera e ndërtesës përfshihet nga flakët

Me pankarta në duar, protestuesit ishin përplasur fizikisht me efektivët e policisë, të cilët ishin vendosur atyre për mbarëvajtjen e tubimit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika