Hidhet shorti për çerekfinalen në Kupën e Kosovës

Është hedhur shorti për çerekfinalen në Kupën e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Të pranishëm në short krahas anëtarëve të Komisionit të Garave ishin edhe anëtari i KE-së, Naser Ajeti, si dhe përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse në këtë fazë. Ky rreth sjell ndeshje mjaft interesante.

Fituesi i edicionit të kaluar, Llapi do të ketë punë me Malishevën në “Zahir Pajaziti”, derisa Prishtina do të luajë si vendase përballë kampionit në fuqi të Superligës, Ballkanit.

Përballje pritet edhe në duelin Trepça’89-Gjilani, që do të luhet në “Riza Lushta”, teksa skuadra e Vushtrrisë ishte me fat në short, ngase si kundërshtar do të ketë skuadrën e Ligës së Dytë, Beharin.

Ndeshjet e fazës çerekfinale zhvillohen më 15 mars.

Shorti i çerekfinales:

Trepça ‘89 – Gjilani

Llapi – Malisheva

Vushtrria – Behari

Prishtina – Ballkani.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika