Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në zgjedhjet e 9 shkurtit

Këtë të hënë, më 6 janar, në orën 11:00, KQZ do të organizojë shortin për renditjen e subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Mbledhja e KQZ-së.

Të hënën, më 6 janar 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të organizojë shortin për renditjen e subjekteve politike që janë certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi do të nisë në orën 11:00.

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim i paraprinë aktiviteteve zgjedhore, siç është miratimi i përmbajtjes së dizajnit dhe fletëvotimit të zgjedhjeve.

Pasi KQZ të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës, ndërkaq më 11 janar subjektet politike do të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar të shtunën listën përfundimtare të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës, dhe ka bërë të ditur se 2 milionë 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 104 mijë e 924 votues.

Përgjatë mbledhjes së KQZ-së është marrë vendim është për rritjen e numrit maksimal të votuesve në një vendvotim: 999 votues në vendvotimet në zonat rurale, dhe 950 në zonat urbane.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika