Hill: Do të vazhdojmë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

“Do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi, e për gjërat e tjera do të shohim”, ka deklaruar ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përmirësohen.

Hill, në një prononcim për mediet serbe në Uashington, ku mori pjesë në pritjen që iu bë me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë, nuk ka komentuar zhvillimet e fundit rreth rregullores së BQK-së, pasi ka thënë se ShBA-ja i ka adresuar shqetësimet më herët.

Sipas tij, duhet të ketë fokus në përmirësimin e raporteve në mes të dy palëve dhe, siç thotë ai, do të vazhdojnë përpjekjet nga ana e ShBA-së, raporton Tanjug.

“Do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e për gjërat e tjera do të shohim”, ka deklaruar Hill.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika