Hill: Jemi të zhgënjyer, kemi kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës shtyrjen e afatit për targat

Hill ka thënë se ndonëse kërkesa për shtyerjen e periudhës së riregjistrimit të targave të automjeteve nga ana e SHBA-së ishte e vazhdueshme, përgjigja e Kurtit ishte zhgënjyese dhe njëherit shqetësuese. Kërkesa e njëjtë ishte parashtruar edhe nga ana e Escobar

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill





Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill është shprehur i zhgënjyer dhe njëherit, i shqetësuar për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me afatin e konvertimit të targave në vend.

Në një përgjigje për mediumin serb, Hill ka thënë se ndonëse kërkesa për shtyerjen e periudhës së riregjistrimit të targave të automjeteve nga ana e SHBA-së ishte e vazhdueshme, përgjigja ishte zhgënjyese.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, vazhdimisht kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të vazhdojë periudhën e zbatimit të riregjistrimit të automjeteve. Jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar për refuzimin e Qeverisë së Kosovës për të pranuar kërkesat dhe këshillat e partnerëve të saj më të afërt ndërkombëtarë për këtë çështje”, ka thënë Hill.

Krahas kësaj përgjigjeje, Hill ka thënë se vazhdimësia e dialogut Kosovë-Serbi është më se e mirëpritur dhe njëherit, ai u bëri thirrje të dyja palëve që të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre në dialog.

“Ftojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të marrin pjesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, shtoi Hill.

Ndryshe, Escobar në vizitën e fundit të tij në Kosovë, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nga e cila, ka kërkuar shtyrjen e afatit të vendimit për targa, por sipas tij, nga Osmani nuk ka marrë përgjigje pozitive.

Njëjtë sikurse Osmani, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se afati i cili skadon me datën 31 tetor, nuk do të shtyhet, derisa u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës me prejardhje serbe, që targat ilegale t’i zëvendësojnë me ato legale RKS.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika