Hill: Ka kohë që propozimi është në tavolinë, marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet sa më parë

"Gjithçka është mjaft e qartë. Këto elemente janë diskutuar për një kohë të gjatë, por ato u theksuan veçanërisht gjatë takimit të Ohrit. Është vërtet koha për të përshpejtuar dhe për të ecur përpara," ka deklaruar Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Beograd, Christopher Hill.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se  propozimi për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, “ka ca kohë që është në tryezë”.

Ai ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje sa më parë që të jetë e mundur, shkruan tanjug.

“E shihni, shumë po ndodhin në botë dhe unë mendoj se në aspektin e dialogut, marrëveshja duhet të jetë ashtu siç tha Lajçaku – sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne e dimë se elementët e marrëveshjes kanë qenë në tryezë. Ka të bëjë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Gjithçka është mjaft e qartë”, ka deklaruar Hill.

Ai ka thënë tutje se këto elemente janë diskutuar për një kohë të gjatë, por ato u theksuan veçanërisht gjatë takimit të Ohrit.

“Është vërtet koha për të përshpejtuar dhe për të ecur përpara,” u tha Hill gazetarëve kur u pyet nëse ShBA dhe BE kishin vendosur afatin përfundimtar për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika