Hill kërkoi nga Vuçiq që Serbia të sillet me përgjegjësi dhe të mos kërcënojë paqen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç njoftoi Presidenca Serbe, ia ka shpjeguar qëndrimin e Serbisë, ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill. Ndërsa Hill, ka kërkuar nga presidenti serb që të mos kërcënojë paqen në rajon

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill





Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, ka kërkuar nga presidenti Vuçiq, që Serbia të sillet me përgjegjësi, serioze dhe të mos marrë pjesë në asnjë mënyrë në rrezikimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një bisedë të gjatë dhe kuptimplotë telefonike, siç njoftoi Presidenca Serbe, ia ka shpjeguar qëndrimin e Serbisë, ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill.

Mediumi serb N1, bën të ditur se Presidenti Vuçiq ka thënë se Serbia është e përkushtuar që të respektojë të drejtën ndërkombëtare publike dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, por se serbët nga veriu i Kosovës janë të tmerruar nga shkarkimi i drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë për Rajonin e Veriut, Nenad Gjuriq.

Ndryshe, kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, këshilltarët, deputetët e Kuvendit të Kosovës, gjyqtarët, prokurorët, stafi administrativ në prokurori dhe gjyqësor, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës në regjionin e veriut, të cilët hoqën uniformat, të shtunën kanë dorëzuar dorëheqjet nga pozitat e tyre.

Mëngjesin e së shtunës, Presidenti Vuçiq, ka marrë pjesë në një seancë të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, ku është diskutuar për situatën në Kosovë. Pas seancës, ka pasur takime të veçanta me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Serbi, Chen Bo dhe ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Bocan-Kharchenko .

Të premten në mbrëmje, Vuçiq u takua me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ku në takim u bashkua edhe kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq. Sipas RTS, takimi zgjati gati pesë orë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika