Hill për bisedimet në Ohër: Serbia e ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, teksa ka folur për rezultatet nga takimi në Ohër, ka thënë se Serbia e ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe një plan të qartë se si të arrijë atje

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill

Dakordimi midis Kosovës dhe Serbisë të shtunën në Ohër është rezultati më i rëndësishëm i dialogut, ka thënë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.

Përmes një postimi në Twitter, Hill ka thënë se Serbia e ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe një plan të qartë se si të arrijë atje.

“Rezultati më i rëndësishëm nga bisedimet e Ohrit: Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe një plan të qartë se si të arrijë atje – një vendim që kërkonte mençuri, integritet dhe guxim. Mbetet shumë punë dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të rrugës”, shkroi ai.

Ndryshe, Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të nivelit të lartë mes dy vendeve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk e ka nënshkruar aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, “sepse Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova nuk është” prandaj, sipas tij, nuk mund të arrihet një marrëveshje juridike ndërkombëtare.

Ai ka folur para popullit më 19 mars, duke diskutuar për takimin që ka zhvilluar në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, një ditë më parë, nën ndërmjetësim të negociatorëve evropianë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 19 mars, në Tëitter, se i takon BE-së të gjejë mekanizma për ta bërë marrëveshjen ligjërisht obliguese.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka thënë më 18 mars se edhe pse palët kanë vendosur të mos e nënshkruajnë zyrtarisht marrëveshjen, ato janë pajtuar që të fillojnë zbatimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur.

Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika