Hill për lirimin e tre policëve: Presim përpjekje shtesë që do të çojnë në depërshkallëzim të situatës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se presin që të bëhen përpjekje shtesë që do të çojnë në depërshkallëzim të mëtutjeshëm të situatës aktuale

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka mirëpritur lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët më 14 qershor ishin kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

Ai ka thënë se duhet bërë përpjekje shtesë për shtensionim të situatës.

“Ne e mirëpresim vendimin e gjykatës për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe presim që të bëhen përpjekje shtesë që do të çojnë në depërshkallëzim të mëtutjeshëm të situatës aktuale”, ka thënë Hill për Kosovo-Online.

Hill ka thënë se është urgjente të zbatohet plani trepikësh i Bashkimit Evropian dhe të rikthehen palët menjëherë në dialog.

Tre policët – Beqir Sefa, Shemë Mustafa dhe Rifat Zeka – ishin të ngarkuar me veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënim me burg deri në 12 vjet.

Atyre iu shqiptua masa e paraburgimit më 16 qershor, por nuk ishte e qartë kohëzgjatja e saj.

Arrestimi i tre policëve nxiti reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi vazhdimisht lirimin e tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika