Hill për targat: Ka dy probleme më të rëndësishme, statusi ndërkombëtar i Kosovës dhe pozita e serbëve në Kosovë

Kryediplomati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se dialogu nuk duhet të kthehet në mosmarrëveshje, por duhet të orientohet në çështje të rëndësishme

Christopher Hill, ambasador amerikan në Serbi


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dialogu nuk duhet të orientohet në çështjen e targave kur ka dy problem më të rëndësishme siç është statuti ndërkombëtar i Kosovës dhe pozita e komuniteti serb në Kosovë.

“Unë mendoj se çështja e ri-regjistrimit nuk është me të vërtetë e rëndësishme, nuk do të zgjidhë dy probleme vendimtare, çështjen e statusit ndërkombëtar të Kosovës dhe çështjen e pozitës së ardhshme të komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Hill.

Sipas tij, zgjidhja për targat buron nga dialogu të cilin evropianët që 10 vite po punojnë për të.

Ai ka treguar se dialogu nuk duhet të kthehet në mosmarrëveshje.

“Por, dialogu nuk duhet të kthehet në një lloj mekanizmi mosmarrëveshjesh dhe mosmarrëveshje, ne duam që dialogu të merret me çështje më të rëndësishme”, ka përfunduar Hill për mediumin N1, transmeton Portali Dukagjini .

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika