Hill: Propozime interesante do t’u prezantohen Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, ka paralajmëruar se gjatë takimeve që priten të zhvillohen në Kosovë dhe Serbi me ndihmën e ndërmjetësve, do të propozohen alternativa interesante për të dyja palët

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Beograd, Christopher Hill.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, ka thënë për televizionin N1 në Serbi se gjatë takimeve që priten të zhvillohen në Kosovë dhe Serbi, do të ketë “disa propozime interesante për të dyja palët”.

I dërguari Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, do të zhvillojë takime në Kosovë dhe Serbi më 21 tetor. Ai do të shoqërohet nga i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nga i dërguari i Francës, Emmanuel Bonn, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe i Italisë, Francesco Talo.

Sipas Brukselit, qëllimi i vizitës është të shtyhet përpara zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti.

Hill po ashtu ka thënë se Lajçak “ka dëgjuar shumë” dhe mendon se e di “çfarë ka nevojë Serbia dhe Kosova”.

Ambasadori Hill tha se SHBA-ja dëshiron “një Kosovë të pavarur, me një mjedis shumëetnik” dhe mënyra përpara, sipas tij, sa i përket raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, është normalizimi i raporteve.

Më herët gjatë 12 tetorit, Hill ka deklaruar se “dua që Serbia ta kuptojë dhe ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur”.

“Njerëzit thonë se Serbia thjesht duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe të lëvizë përpara. Edhe unë do të doja këtë, por fakti është që problemi është më i ndërlikuar”, ka thënë ai, transmeton REL.

Vizita në Kosovë dhe Serbi e grupit që njihet si “Pesëshja e madhe”, është e para që nga sulmit terrorist të 24 shtatorit kundër policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve, autoritetet thanë se u vranë edhe tre sulmues.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka thënë se nuk ka gisht në të. Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Radoiçiq, i cili dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë dënuar ashpër sulmin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika