Hill: Serbia duhet ta kuptojë se kjo nuk është ‘nëna Rusi’

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se Serbia duhet ta shqyrtojë mirë se ku i ka interesat e saj kombëtare, pasi herët apo vonë, sipas tij, Serbia do ta kuptojë se është me Perëndimin

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill

 




I pari i Diplomacisë Amerikane në Beograd, Christopher Hill, ka komentuar qëndrimin e Serbisë, lidhur me mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Sipas Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) në Beograd, vendi i tij e mirëkupton se Serbia ka një histori të gjatë dhe të vështirë me sanksionet.

Por, Hill ka thënë se Serbia duhet ta shqyrtojë mirë se ku i ka interesat e saj kombëtare, pasi herët apo vonë, sipas tij, Serbia do ta kuptojë se është me Perëndimin.

“Do ta paralajmëroja Serbinë që ta kuptojë se kjo nuk është ‘nëna Rusi’, ne po përballemi me një Rusi tjetër”, ka sqaruar Hill.

Sipas tij, është e vështirë për Serbinë, pasi ky shtet për dekada me radhë ka raporte të mira me Rusinë.

Hill ka përfunduar duke i treguar se Rusia e sotme është një shtet ndryshe, pasi sipas tij, është një Rusi që brutalisht sulmon fqinjët e saj, dhe për këtë, ai ka thënë se edhe Serbia duhet të marrë një qëndrim.

Më 24 shkurt, Rusia kishte nisur pushtimin e Ukrainës. Shtet e Perëndimit kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk i është bashkuar këtyre sanksioneve.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika