Hill shprehet i lumtur për emërimin e Ivica Daçiq-it si ministër i Jashtëm i Serbisë

Ardhja e Ivica Daçiq në krye të diplomacisë serbe, e ka bërë të lumtur Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Beograd, Christopher Hill

Christopher Hill, ambasador amerikan në Serbi


Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) në Beograd, Christopher Hill, e ka bërë të ‘lumtur’ formimi i Qeverisë së Serbisë. Ai ka thënë se ka shumë çështje, në të cilat, ShBA-ja dhe Serbia duhet të punojnë së bashku, si në politikën e jashtme, ashtu edhe në fushën e energjisë, në të cilat, ata kanë shumë interesa të përbashkëta.

“Më vjen mirë që Serbia ka një ministër të ri të punëve të Jashtme [Ivica Daçiq], sepse ka shumë tema për të cilat duhet të flasim,” ka deklaruar Hill.

Sipas Hill-it, SHBA-ja dhe Serbia kanë shumë interesa të përbashkëta, dhe i mezi pret takimet për energjinë.

Ai, gjithashtu, ka theksuar se marrëdhëniet në mes të ShBA-së dhe Serbisë nuk kishin qenë gjithmonë të mira, ani pse ato të dyja kishin luftuar në të njëjtën anë gjatë Dy Luftërave Botërore.

“Do të doja të mund të thoja se Lufta e Dytë Botërore ishte më e mirë, por fatkeqësisht ishte më e keqe në shumë mënyra”.

“Vetëm 25 vjet më vonë, Serbia e gjeti veten në atë luftë, me dashje apo pa dashje, dhe nga ana tjetër, Amerika u sulmua nga Japonia në Pearl Harbor, kështu që edhe Gjermania i shpalli luftë”, ka përfunduar Hill, raporton N1.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika