Hiqen tarifat doganore për mallrat kosovare për në Shqipëri

Ministria shqiptare e Financave ka vendosur të bëjë një përjashtim si shkak i marrëveshjeve që dy vendet kanë për heqjen e barrierave doganore. Tashmë, një kamion që kalon mallrat nga pikat kufitare të Shqipërisë do t'i ketë kostot afro 14 euro më të ulëta se më parë

Morinë

Tarifat doganore për mallrat me origjinë kosovare që kalojnë përmes pikave kufitare të Shqipërisë janë hequr me vendim të Kabinetit Qeveritar të Shqipërisë.

Një vendim i tillë ka ardhur si vazhdim i Ballkanit të Hapur dhe njëherësh, një ndihmë të cilën shtetet anëtare, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë duke ia dhënë njëra-tjetrës përgjatë krizës së çmimeve të larta.

Megjithëse Kosova nuk është pjesë e kësaj nisme, Ministria shqiptare e Financave ka vendosur të bëjë një përjashtim si shkak i marrëveshjeve që dy vendet kanë për heqjen e barrierave doganore.

Aktualisht, tarifat janë 6 euro për parkimin, 7 euro për peshimin dhe 50 centë për vendosjen e bllombës doganore. Tanimë, një kamion që kalon mallrat nga pikat kufitare të Shqipërisë do t’i ketë kostot afro 14 euro më të ulëta se më parë.

Kosova është një nga burimet kryesore ku bizneset shqiptare shesin mallrat.

Përgjatë periudhës janar-maj, eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës kanë arritur 132 milionë euro, ndërsa kanë importuar 49 milionë euro.

Në Maqedoninë e Veriut, Shqipëria bleu 55.2 milionë euro mallra dhe shiti 62 milionë euro.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika