Hiqen vizat në mes të Shqipërisë dhe Kazakistanit

Ministrja e Punëve të Jashtëme të Shqipërisë, Olta Xhacka, dhe ministrI i Jashtëm i Kazakistanit, Tileuberdi Mukhatar, kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, dhe Ministri e Jashtëm i Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar në New York.

Në këtë takim ministrja Xhaçka dhe ministri Mukhatar kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve.

Këtë e bëri të ditur ministrja Xhacçka në llogarinë e saj në Twitter, ku është shprehur se ndihet e bindur se kjo marrëveshje do të kontribojë në intensifikim e mëtejshëm të bashëpunimit në mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.

“E bindur se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh, në lirinë e lëvizjes dhe kontaktet e qytetarëve tanë”, ka shkruar Xhaçka.

Ndërkaq, ministrja Xhacçka u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Marokut, Nasser Borutia, atë të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, dhe ministrin e Jashtëm të Findlandës, Pekka Haavisto.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika