Hisen Berisha i PDK-së, del para protestuesve, u bën thirrje të mos përdorin dhunë

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka dalë para turmës së protestuesve, të cilët janë grumbulluar para Kuvendit të Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje atyre që të mos e dëmtojnë pronën e Kuvendit si dhe të mos ushtrojnë dhunë te policët që po qëndrojnë aty.

“Ne nuk jemi pak jemi shumë, ne kemi bërë luftën, për ta sjellë lirinë për ta bërë këtë shtet. Ju keni të drejtë në çdo gjë, por një duhet ta dini, këta polic që janë detyru ta mbrojnë institucionin, ky vend, ky oborr, janë tonat. Këto janë si rezultat i gjakut tonë, ne duhet t’i mbrojmë jo t’i lëndojmë, mos gaboni ta dëmtoni asnjë pemë, e runa Zot ta prekni policin”, ka thënë ai.

Tutje Berisha, ka thënë se edhe deputetët e pozitës nuk do ta votojnë ndryshimin e projektligjit për pagën minimale, që do t’i përjashtonte veteranët nga rritja e pensioneve të tyre.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kanë thyer rrethojat e janë futur në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Policia ndërkaq, po qëndron para dyerve të Kuvendit, ku janë edhe protestuesit, të cilët e kanë bllokuar hyrjen.

Ndërkaq, Policia e Kosovës u është përgjigjur protestuesve duke hedhur gaz lotsjellës

Kjo ka ndodhur, pas një fjalimi të U.d. të kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i cili tha se arsyeja e protestës është injorimi i Qeverisë së Kosovës, si dhe mospërfshirja e tyre në ligjin për pagën minimale.

Protestuesit ende janë duke qëndruar para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.

Veteranët tentojnë të futen në Kuvend

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika