Rrëfimi për shkrimin fillon në jug të Mesopotamisë, ku njëri ndër popujt më enigmatik në historinë njerëzore, sumerët, krijoi një civilizim të lartë.
Pararendëse e librit me domosdoshmëri është shkrimi, por ne,në të vërtetë, nuk e dimë me siguri të plotë nëse pikërisht sumerët kanë qenë të parët, të cilët e kanë përsosur sistemin për paraqitjen grafike të mendimit, edhe pse në përgjithësi ky supozim konsiderohet më i pranueshëm.
Me zhvillimin e shkrimit fillon realisht historia e librit, përfshirë edhe shpikjet e tjera të ndryshme si letra dhe printimi, dhe vazhdon deri në ditët e sotme moderne të shtypjes së librave.
Në veprën Historia e Librit, Aleksandar Stipçeviq fillon nga sumerët, që paraqet se historia më e hershme e librave në fakt i paraprin asaj që në mënyrë konvencionale sot quhet “libër”, por se nis me tabela, rrotulla dhe fletë papirusi.

Stipçeviq në veprën e tij kalon nëpër tërë historinë e njerëzimit duke vënë në pah shkrimin, përkatësisht librin dhe transformimin e tij nëpër shekuj.
Në Greqinë antike, kur Athina ishte bërë qendra e kulturës së librit, dokumentet e rëndësishme gdhendeshin në gur ose shkruheshin në papirus apo edhe në lëkurë. Ndërsa nga arkeologët është gjetur se etruskët kanë shkruar edhe në bez.

Për dallim nga grekët, shkrimtarët romak shkruanin më shumë për librat e tyre, për mënyrën e përshkrimit të tyre “për papirusin e për pergamenën, për shitjen e librit”, por edhe për shpërndarjen e tyre.
Shtypja e librave në Romë bëhej mesatarisht në 500 ekzemplar, mirëpo “ata më të lexuarit mund të arrinin tirazhin prej 1000 ekzemplarësh”, e kjo përmendet tek Plini i Riu.
Librat ruheshin kryesisht nga bibliofilët ose njerëzit e ditur, por më vonë, ato filluan të ruheshin edhe në biblioteka, si ajo e Aleksandrisë, gjë që edhe tani bibliotekat janë vendet ku grumbullohen dhe ruhen librat.
Por, luftërat e shpeshta ishin shkaktarë të shkatërrimit të bibliotekave duke eliminuar edhe librat. Kjo ka bërë që fati i shumë librave të mos dihet ende, ndërsa për një pjesë të librave të dimë vetëm për fragmentet e mbijetuara.

Andaj, kërkesa për libra rritej, por mënyra e riprodhimit të tyre ishte shumë e kufizuar. Metoda e shtypjes së tipit të luajtshëm më vonë do të shpiken dhe përmirësohej në mënyrë të pavarur nga Johannes Gutenberg.
Formati aktual që ne e konsiderojmë si libra, në fakt quhet kodeks. Më pas u shfaqën dorëshkrime të lidhura me dorë, të njohura si kode. Pastaj, kemi vëllimet e shtypura të librave, kurse libra, po ashtu, bashkëkohorë konsiderohen edhe librat elektronikë.
Rrjedhimisht, mendimi dhe historia e njerëzimit ruhet nëpër libra dhe përmes librave.

Dita Botërore e Librit shënohet më 23 prill.