Historia e përballjeve Kurti – Vuçiq

Historike i dy liderëve që sot përfaqësojnë Republikën e Kosovës dhe Serbisë në procesin e dialogu është i gjatë dhe që nga viti 2020 është është kthyer në institucional, me mos-pajtime e kritika për njëri tjetrin e shpesh edhe për ndërmjetësuesin, Bashkimin Evropian. Sa i përket pakënaqësive nga Kosova në raport me qasjen e BE-së me një pjesë të madhe pajtohen edhe analistët që e përcjellin këtë proces, të cilët renditin shumë situatë të cilat sipas tyre tregojnë anshmërinë e Bashkimit Evropian

Pamje nga takimet në Bruksel të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Me njëri tjetrin njihen që para luftës, njëri pjesë e protestave studentore dhe pjesë e Zyrës për UÇK-në e udhëhequr nga Adem Demaçi, tjetri ministër i Informacionit në qeverinë e Slobodan Milosheviqit.

Historia deshi që 20 vjet më vonë, njëri Kryeministër i Republikës së Kosovës tjetri President i Serbisë, për herë të parë kokë më kokë u takuan më 14 shkurt 2020.

Që atëherë Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiqi janë takuar disa herë, në kuadër të procesit të dialogut.

Kulminacioni i pajtimit dy-palësh nisi në Ohër më 27 shkurt, kur palët u pajtuan për përmbajtjen e marrëveshjes e cila është produkt i planit franko-gjerman.

Megjithëse nuk u hodhën nënshkrimet në fletë, më vonë më 18 mars, u arrit marrëveshja për zbatim, apo siç njihet aneksi për zbatim i cili është pjesë integrale e marrëveshjes.

Por, që nga kjo periudhë dy politikanët ballkanik që përballjet i kanë të ashpra mes vete, nuk janë parë më sy me sy.

Distancën e thelluan edhe më shumë tensionet në veri që u shfaqën në fund të muajit maj.

Madje Kosova përfundoj edhe nën masa nga Bashkimi Evropian, si pasojë e këtyre veprimeve, që nuk u prit aspak mirë nga ana e Kosovës.

Edhe vëzhgues të procesit të dialogut mendojnë se BE ka një dozë të anshmërisë edhe për faktin se brenda Unionit disa shtete nuk e njohin Kosovën, përfshirë Spanjën dhe Sllovakinë prej nga vijnë ndërmjetësuesit, Borell dhe Lajçak.

“Për shembull Borell është përfshirë në një skandal diplomatik, për shkak të deklaratave të tij në lidhje me shtetet jo-anëtare të BE-së të cilat i ka krahasur me një gjungëll. Dhe gjithë kjo e vë në pikëpyetje kredibilitetin e dialogut”, ka deklaruar Seb Bytçi, Profesor.

Profesori Bytyçi ka vërejtje edhe për procesin e implementimit të marrëveshjeve.

“Vazhdimisht ka thirrje për Kosovën që t’i implementojë disa pika të caktuara të marrëveshjeve të mëhershme mirëpo asnjëherë nuk ka thirrje për Serbinë që ta implementojë një pikë të caktuar të ndonjë marrëveshjeje.”

Shembull konkret pa-barazinë dhe për mos-dëgjueshmërinë ndaj BE-së dhe marrëveshjeve, sipas Bytyçit është mos-shuarja e strukturave paralele të dirigjuara nga Serbia.

LEXO EDHE: Kurti për emisarët e BE-së: Pranuan kushtëzimin e Serbisë për Asociacionin

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika