Emisioni “Shpirti i Vikendit” me Drilona Shala nё Radio Dukagjini nё emisionin e rradhёs prezantoi historinё e bashkatdhetarit Gjemajl Bajramaj i cili pёr dёgjuesit shpalosi rrugёtimin e tij nga Kosova pёr nё Bruksel, 33 vite mё parё.
Si gjimnazit 17 vjeҫar, Gjemajli kujtoi se u arrestua 2 muaj nga regjimi i kohёs vetёm pse kishte shkruar nё njё letёr mbishkrimin “Kosova Republikё”.
Ai rrёfeu se u detyrua tё qёndronte i mbyllur e larg familjes ndonёse i mitur, vetёm pse kishte shprehur njё dёshirё tё tijёn.
Kishin qenё ato dy muaj pikёrisht ato qё i kishin dhёnё kthesё tjetёr jetёs sё tij ngase pas lirimit, ai nuk donte tё vazhdonte jetёn nё njё vend ku i ndrydheshin ndjenjat.
Aspak i lehtё dhe i gjatё kishte qenё procesi i sigurimit tё dokumenteve pёr lёvizje, procedurё tё cilёn ai e shpjegon nё detaje pёr dёgjuesit tё cilёn e ndiqni tё plotё nё videon mёposhtё.
Rubrika “Historia ime” nё kuadёr tё emisionit “Shpirti i Vikendit” ka pёr qёllim qё ҫdo fundjavё tё sjell tek dёgjuesit histori tё ndryshme personale nga bashkёatdhetarёt tanё tё cilёt do rrёfejnё pёr sfidat e tyre tё migrimit dhe jetёn e tyre nё diasporё.