Historia Ime: Arbeni, shqiptari i suksesshëm në Finlandë

Arben Hoxha, mërgimtari që jeton dhe vepron në Finlandë, i ftuar në emisionin “Shpirti i vikendit”, ka rrëfyer historinë e tij në vendin skandinav, ku edhe punon në një nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare

Drilona Shala dhe Arben Hoxha

Historia e rradhës në emisionin “Shpirti i vikendit” me Drilona Shala në Radio Dukagjini na njohu me një histori suksesi, atë të Arben Hoxhës.

I ftuar në programin e mëngjesit, Arbeni i cili jeton dhe punon në Finlandë tregoi rrugëtimin e tij drejt shtetit skandinav ku ai prej vitesh jeton me familjen e tij.

Mes sfidave të shumta të rrugëtimit të tij ai tregoi se sot punon në një nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare me bazë në Finlandë, “Normet” e cila prodhon makineri të veçanta për ndërtime spicifike infrastrukturore, si tunele, hapje minierash etj, ku ai është përgjegjës në departamentin e shitjes.

Arben Hoxha

Arbeni tregoi mes tjerash se ekipi i tij përbëhet nga punëtor të etnive të ndryshme ku ka tolerance e mirëkuptim.

Në fjalën e tij Arben Hoxha në Radio Dukagjini tha se Kosova duhet të investojë më shumë në ruajtjen e monumenteve kulturore historike që dhe vizitorët e huaj dhe vendor të mos harrojnë rrugëtimin hisatorik të Kosovës.

Rubrika “Historia ime” në kuadër të emisionit “Shpirti i Vikendit” ka për qëllim që çdo fundjavë të sjell tek dëgjuesit histori të ndryshme personale nga bashkatdhetarët tanë të cilët do rrëfejnë për sfidat e tyre të migrimit dhe jetën e tyre në diasporë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika