Ish pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Arlinda Kërçeli e cila mori rrugën nga mërgimi drejtë atdheut pikërisht në ditët më të vështira të vendit. Ajo iu bashkua pjesëtarëve të UÇK-së që t’i shërbej vendit.
Arlinda njohu dëgjuesit me historinë e saj tё dhimbjes, sakrificës e mbijetesës nё kohё lufte dhe paqeje.
Banuese nё Gjermani pёr shumё vite, nё moshёn 18 vjeҫare jeta e saj merr njё kthesё krejt ndryshe, atёherё kur nё vitin 1998 vendos tё vesh uniformёn e UҪK-sё dhe t’i bashkohet atdheut nё luftёn pёr ҫlirim.
Nё front luftoj pёr 18 muaj, ndёrsa pas luftёs disa vite jetoi dhe veproi nё Kosovё pёr t’u larguar mё pas drejt Zvicrës ku e pritën shumë sfida tё cilat i shpjegoi përgjatë bisedës tё cilёn mё poshtё e gjeni tё plotё.
Rubrika “Historia ime” nё kuadёr tё emisionit “Shpirti i Vikendit” ka pёr qёllim qё çdo fundjavё tё sjell tek dёgjuesit histori tё ndryshme personale nga bashkatdhetarët tanё tё cilёt do rrёfejnё pёr sfidat e tyre tё migrimit dhe jetёn e tyre nё diasporë.