Historia përsëritet në Brazil – Bad News Eagles kualifikohet në “Legends Stage” të Majorit

Bad News Eagles, nuk dinë të ndalen, përsëri me një fitore historike kundër ekipit gjerman, GamerLegion, kështu duke kaluar për herë të dytë në fazën "Legends Stage", të turneut më të madh të CS:GO, i cili po mbahet në Brazil

Skuadra e Bad News Eagles, foto HLTV





Lojtarët e Bad News Eagles, janë duke vazhduar të bëjnë krenar Kosovën duke e prezantuar me fitore të njëpasnjëshme në turneun më të madh të CS:GO, midis qytetit Rio de Janeiro të Brazilit.

Kësaj radhe, BNE ka triumfuar kundër skuadrës nga Gjermania, GamerLegion. Ekipi nga Kosova, nga kjo fitore është kualifikuar në fazën “Legends Stage” të IEM Rio Major 2022.

Lojtarët e BNE, kanë përfunduar ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2:0, në fazën “Challengers Stage” të Majorit.

Ndeshja është zhvilluar në formatin “Best of 3”, map-i i parë ka qenë “Anicent”, i cili përfundoi me rezultat 16:9 për ekipin kosovar, dhe map-i i dytë “Mirage”, i zhvilluar  mënyrë fantastike nga BNE, duke triumfuar bindshëm me rezultat 16:7.

“Nëse e arrin një herë, mund ta quash me fat, por nëse e bën herën e dytë dhe e bën mjaftueshëm bindëse, nuk është më fat”, është shprehur lojtari i BNE, Flatron Halimi, (Juanflatroo).

Përveç lojtarëve tjerë të ekipës kosovare, Rigon Gashi (RigoN), ka shkëlqyer në ndeshjen kundër ekipit gjerman GamerLegion, duke realizuar mbi 20-të kills në vetëm një map.

BNE, tani janë fitues të tri ndeshjeve radhazi, pas fitores në ndeshjen e parë ndaj ekipit 00Nation, BNE arriti që të fitojë edhe në ndeshjen e dytë ndaj ekipit gjerman BIG, transmeton Portali Dukagjini.

Ekipi nga Kosova është në garë për një grup çmimesh prej 1.2 milion dollarësh, derisa në këtë trune garojnë ekipet më të mira të botës në CS:GO.





Bad News Eagles kualifikohet për herë të dytë në turneun më të madh të CS:GO

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika