Historiku i grevave në arsim në Kosovë

Kur jemi tek grevat në arsim, ato kanë goxha histori në vendin tonë, pasi që është grevuar pothuajse çdo vit në sektorin e arsimit

Foto ilustrim

Shtesën prej 100 euro mësimdhënësit e vendit e kishin kerkesë që nga fillimi i vitit 2022.

Për çka SBAShK-u kishte kërcënuar institucionet e vendit me greva që zgjasnin vetëm një orë.

Kjo nuk funksionoi e tash po vazhdon greva e përgjithshme.

Por, këto nuk janë grevat e vetme që i ka përdorur SBAShK-u për arritjen e qëllimeve të tyre.

Gjysëmvjetori i dytë i vitit 2019, poashtu mësimdhënësit i gjeti në greva.

Atë vit ishte kërkuar ngrijte të pagave e përmirësim i kushteve për mësimdhënësit.

Ndërsa në tetorin e vitit 2018 ishte grevuar për ndryshimin e projekligjit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

E në atë kohë në krye të Ministrisë së Arsimit ishte Shyqeri Bytyqi.

Edhe ai thotë edhe atehërë nuk ka qenë lehtë të arrihet marrëveshje me SBASHK-un

Shyqeri Bytyqi, ish-ministër i Arsimit tha se “Nuk ka qenë e lehtë që të menagjohet ajo periudhë sepse gjithëmonë ekzistojnë dallimet ne mës kerkesave te grevisteve dhe mundesisë së Ministrisë për ti aprovuar ato. Qëllimi jonë në atë kohë ka qenë që most ë bëhet greva fare në mënyrë që mos të ndikojë ajo pastaj tek fëmijet”.

Ish-ministër i Arsimit, Shyqeri Bytyqi

Për njohjen e kontributit të mësimdhënësve në vitet 1989-99 ishte bojkotuar mësimi edhe në vitin 2016.

E për rritje të pagave mësimdhënësit kishin grevuar edhe në vitin 2015 për më shumë se një javë.

Ndërkohë, per shkak të gjendjës së krijuar në arsim nga shumë faktore, Kosova nuk ka lluks për greva më në sektorin e arsimit po e thotë njohësi I arsimit, Xhavit Rexhaj.

Xhavit Rexhaj, njohës i Arsimit ka thënë se “Kushdo që është  i vetedijshëm për gjendjën e arsimit në Kosovë e din që nuk është cështje e kompromisit por duhet ta kryjë detyrën e tij dhe të mos lejoj asnjë second që të vazhdoj cfardo greve në arsimin kosovar as sot e as sot pesë vjet e pas pesë vjete mund të shqyrtohet”.

Njohës i arsimit, Xhavit Rexhaj

Grevë disa javëshe për ngritje të pagave në sektorin e arsimit ka pas edhe në vitin 2003.

Ani pse kishin humbur shumë nxënës mësimin në atë kohë paga mësimdhënësve iu kishte ngritur vetëm për shtatë euro.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika