Hodai: Kosova ka probleme të mëdha, LVV-ja kryetemën e fushatës po e vendos në veri

Analisti politik, Blendi Hodai, vizitët e kryeministrit Albin Kurti në veri e quajti “sfilatë”, teksa shtoi se kjo do të jetë një pjesë e një strategjie që LVV-ja do të përdorë gjatë fushatës zgjedhore në vend.

Hodai në “Debat Plus” tha se se vizita e kryeministrit Albin Kurti dhe disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë është rezultat i asaj që u është servuar nga shumë analistët në vend.

Por, edhe deklarimet e Daut Haradinaj gjatë javës së kaluar se “Albin Kurti është bashkëpunëtor i Serbisë”, Hodai tha ajo i ka lejuar të ketë “hapësirë propagandistike” që sukseset e veriut të jetë kryetema e fushatës zgjedhore nga Lëvizja Vetëvendosje

“Sfilata që kishte Albin Kurti në veri. Është një pjesë e një strategjie që LVV-ja do ta përdorë gjatë kësaj fushatës zgjedhore. Dhe nuk do të fokusohet aq shumë sesa kanë  integruar ata veriun në krejt sovranitetin e Kosovës. Pse do të ndodhë kjo dhe sfilata e Kurtit dhe disa deputetë të lëvizjes Vetëvendosje, në Mitrovicë kjo është si rezultat i asaj që u është servuar LVV-së gjatë javëve të kaluara me shumë eksponentë dhe analistë të ndryshëm. Me retorikën, ku e pashë nga  AK-ja dhe Daut Haradinaj që Albin Kurti është bashkëpunëtor I Serbisë. Kjo retorikë I ka dhënë një hapësire propagandistike që VV-ja, atë që kanë bërë në veri do të jetë si kryetemë e fushatës zgjedhore”, deklaroi Hodai.

Hodai theksoi se Kosova ka shumë “probleme të mëdha” qoftë për mungesën e sigurimeve publike shëndetësore, por edhe me procesin e arsimimit, ku e quan “skandaloze” cilësinë e saj.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika