Hodaj: ZPS nuk është e obliguar të njoftojë për bastisjet

"Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk e ka obligim ligjor të njoftojë për bastisjet", kështu ka deklaruar avokati Taulant Hodaj, në lidhje me bastisjen e banesës së Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës

Avokati, Taulant Hodaj

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj, në lidhje me bastisjen e banesës së Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk e ka për detyrim në bazë të rregullores së procedurës së parë të njoftojë për bastisjet si në këtë rast.

Hodaj në emisionin “Five” të RTV Dukagjini, ka thënë se vetëm kur ka situata të jashtëzakonshme mund të bëhet kjo.

“Nuk e ka për detyrim në bazë të rregullores së procedurës së parë, pas çfarëdo veprimi dalin dhe tregojnë, i kanë informatat tepër strikte dhe kufizuese, e kanë bërë me urdhër të prokurorit kur ka situata të jashtëzakonshme ose marrin aprovimin e gjyqtarit për të bërë bastisje, prandaj mendoj se është bërë me urdhër të gjykatës”, ka thënë Hodaj.

Ai ka thënë tutje se në këtë rast mund të bëhet fjalë se është bastisur në lidhje me “gjykimin për krime lufte që po bëhet edhe ndaj ish-krerëve të UÇK-së ose për pengim të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë”.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika