Hohmann paraqet letrat kredenciale te presidenti i Shqipërisë

Gjatë të martës së 2 gushtit, Ambasadorja e re Bashkimit Europian Christiane Hohmann është takuar me preidentin e Shqipërisë Bajram Begaj për t'i dhënë letrat kredenciale. Presidenti Begaj ka thënë se është besimplotë që e ardhmja e Shqipërisë do të jetë në Bashkimin Evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Ambasadorja e re Bashkimit Evropian, Christiane Hohmann

Ambasadorja e re Bashkimit Europian Christiane Hohmann, të martën e 2 gushtit ka arritur në Shqipëri dhe është duke qëndruar në Tiranë.

Ambasadorja e re Bashkimit Europian ka paraqitur sot letrat kredenciale te presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Presidenti i Shqipërisë ka thënë se ardhja e zonjës Hohmann në Tiranë do të ndikojë në procesin e negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian.

Begaj shpreson që ardhja e Hohmann do t’i japë një shtytje të re marrëdhënieve të Shqipërisë me institucionet e Bashkimit Evropian, si dhe vetë procesit të negociatave të aderimit në BE.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në Facebook ka shkruar se ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores së re të Delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann.

“Me urimet për një mision të suksesshëm nënvizova angazhimin e fortë të Shqipërisë për procesin e integrimit evropian. Besimplotë që e ardhmja e Shqipërisë do të jetë në BE”, është shprehur Bajram Begaj.

Projekti madhor i Shqipërisë sipas presidentit shqiptar është integrimi i Shqipërisë në BE, duke theksuar vullnetin politik të institucioneve shqiptare për të përparuar në rrugën e reformave.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika