Holanda për Portalin Dukagjini: Jemi dakord që Kosovës t’i liberalizohen vizat

Progresi në agjendën e reformave i treguar në raportin e KE-së për Kosovën ka bërë që Holanda të jetë dakord për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Foto ilustruese





“Holanda tani mund të bie dakord për liberalizimin e vizave pasi përditësimi dhe raporti i progresit i Komisionit Evropian për Kosovën i vitit 2022 tregon një trend pozitiv”.

Kështu ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës në një përgjigje për Portali Dukagjini.

Në këtë përgjigje thuhet se Holanda në këtë raport të KE-së ka parë progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kemi parë kryesisht progresin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, migrimin dhe menaxhimin e kufijve dhe kundër terrorizmit”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Tutje Holanda përgëzon progresin e bërë në agjendën e reformave nga qeveria Kurti gjersa ka shtuar se ky progres tani do të duhet të vazhdojë.

“Është shumë e rëndësishme që Kosova të harmonizojë më tej politikën e saj të vizave me politikën e vizave të BE-së. Qeveria do të monitorojë progresin në këtë drejtim”, thuhet tutje.

Vlen të theksohet, Holanda dhe Franca janë dy prej vendeve anëtare të BE-së që kanë qenë skeptike për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika