Homazhe nga krerët e shtetit në Lybeniq të Pejës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe deputetë të Kuvendit, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule pranë lapidarit të të rënëve në fshatin Lybeniq të Pejës, në 23-vjetorin e masakrës në këtë fshat, të kryer nga forcat serbe.

Presidentja Osmani ka thënë se sakrifica e martirëve dhe dëshmorëve të Lybeniqit ka bërë që ne sot ta gëzojmë aspiratën tonë shekullore për liri.

Osmani bën homazhe në Lybeniq: U kemi borxh për tërë jetën, është obligim të kërkojmë drejtësi

“Këtyre njerëzve që kanë dhënë gjithçka deri në më të shtrenjtën e tyre, pra, jetën e tyre u kemi borxh gjithçka sepse asnjëherë ne nuk do të mund ta shijonim lirinë, asnjëherë nuk do të mund ta arrinim pavarësinë në qoftë se ata nuk do ta jepnin jetën për të”, ka thënë presidentja Osmani.

“U kemi borxh për tërë jetën, por në të njëjtën kohë, është obligim i yni institucional që asnjëherë mos t’i ndalim përpjekjet tona për drejtësi”.

Presidentja tutje ka thënë se “Në këtë masakër, sikurse edhe në çdo tjetër që regjimi gjenocidal i Serbisë ka kryer ndaj popullatës së pafajshme, civile në Kosovë, por edhe gjithë dëshmorët që kanë rënë, dëshmojnë se sa barbare ka qenë lufta e shtetit serb ndaj popullit të Kosovës”.

Osmani bëri homazhe te memoriali i Masakrës së Lybeniqit

Masakra e Lybeniqit është dëshmi e qartë e qëllimit shfarosës që regjimi i Millosheviqit kishte ndaj popullit të Kosovës është shprehur ajo.

“Nuk duhet të ndalemi ditë pas dite dhe të punojmë pareshtur të gjithë bashkërisht, pa dallim, në mënyrë që gjaku i tyre mos të shkoj huq dhe në mënyrë që kryerësit e këtyre veprave makabre, kryerësit e gjenocidit të dalin para drejtësisë”, shtoi Osmani.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se Lybeniqi vetëm në luftën e fundit ka përjetuar tri masakra, dhe të tjera gjatë historisë, por gjithnjë ka qëndruar dhe ka dalë më i fortë.

Ai tha se kjo ditë është ditë dhimbjeje, por edhe krenarie për Lybeniqin dhe Kosovën.

“Është ditë dhimbjeje, sepse janë vëllezërit dhe motrat tona, e ditë krenarie sepse gjaku i tyre për liri ka bërë që ta gëzojmë shtetin, ta gëzojmë pavarësinë, shtetësinë e Republikës së Kosovës”, tha kryetari Konjufca.

Në përvjetorin e masakrës së Lybeniqit u tha se të gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.

Konjufca: Drejtësia të ndëshkojë ata që kryen krimet në Lybeniq të Pejës - Dielli News

Më 1 prill 1999, në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore, dhe paramilitare serbe, rrethuan dhe më pas hynë në brendi të fshatit Lybeniq të Pejës, ku vranë mbi 80 civilë, disa prej të cilëve edhe i dogjën.

Deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakrën e Lybeniqit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika