Homazhet e Osmanit dhe Kurtit në nder të Ditës së Paqes

Të dielën e 12 qershorit, janë shënuar 23 vjet nga vendosja e 50 mijë ushtarëve të NATO-s në Kosovë dhe bashkë me ta, edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Në nder të kësaj dite, Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës kanë vizituar varret e figurave historike të vendit

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani Sadriu dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 23-vjetorit të vendosjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

“Duke falënderuar Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, i cili mbi të gjitha, e bëri të qartë vullnetin e popullit të Kosovës duke ndërtuar ura miqësie që i shërbejnë vullnetit të Kosovës për të ecur përpara”, ka thënë Osmani.

Ndër të tjera, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi Rugovën si një intelektual dhe racionalist të shquar, të karakterizuar me një humanitet dhe qetësi në politikë. Kurti ka përmendur edhe angazhimet e institucioneve të Kosovës ndaj krimeve të Serbisë, gjatë kohës së luftës.

“Ne nuk e harrojmë kurrë të kaluarën. Do të insistojmë e do të angazhohemi për drejtësi për të gjitha vuajtjet dhe humbjet e Kosovës”, ka thënë Kurti, gjersa ka shtuar se “populli i Kosovës është i jashtëzakonshëm dhe si i tillë, e ka të sigurt një të ardhme të mirë”.

Osmani dhe Kurti kanë bërë homazhe edhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

Homazhe tek varri i Adem Demaçit

Presidentja ka vlerësuar Demaçin, duke thënë se “veprimtari Adem Demaçi është mëshirimi më i mirë i kësaj sakrifice që është bërë me dekada për liri e pavarësi. Sot e përgjithmonë përkulemi para veprës së tij dhe shembullit që dha”.

Ndërkaq, Kryeministri Kurti ka cilësuar Demaçin si “ndërgjegjia e vendit”, përgjatë mbajtjes në burgim të shqipëtarëve në Jugosllavi.

Shënohen 23 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe vendosja e ushtarëve të NATO-s

 

Vizita e krerëve shtetërorë në Prekaz

Pas homazheve tek ish-presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe tek veprimtari, Adem Demaçi, Osmani dhe Kurti kanë bërë homazhe edhe te familja Jashari, në Prekaz.

“Në Prekaz u vulos liria jonë me sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari. E kaluara jonë nuk mund të harrohet, por shërben si një fanar ndriques i lirisë dhe demokracisë sonë”, ka thënë Osmani, gjersa ka shprehur mirënjohjen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tutje, ajo ka theksuar se kujtimi për familjen Jashari do të jetë një kujtim i përhershëm.

Kanë kaluar 23 vjet qëkur kryekomandanti, një nga themeluesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, ra dëshmor bashkë me 55 anëtarë të familjes së tij në Prekaz të Poshtëm, të Skenderajt.

Krerët e shtetit nderojnë edhe ushtarët e rënë të NATO-s gjatë shërbimit në Kosovë

Në kuadër të shënimit së 23-vjetorit të Ditës së Paqes, krerët shtetërorë kanë bërë nderim edhe te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, duke shprehur mirënjohjen e secilit që shërbeu në çlirimin e Kosovës, ka thënë se miqësia e ndërtuar me SHBA-të dhe shtetet anëtare të NATO-s janë të shenjta.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se me punën e përditshme, dëshmojnë se ndërhyrja e NATO-s për të çliruan Kosovën ia ka vlejtur shumë.

“Kjo është një ditë kur gëzimi dhe krenaria e mund dhimbjen dhe pikëllimin tonë, kujtojmë të gjithë të rënët kujtojmë edhe ata që nuk janë në mesin tonë nga radhët e NATO-s që ose ranë në shërbim ose vdiqën ndërkohë e kontribuuan shumë për çlirimin e vendit tonë e për lirinë e popullit tonë…Duke dëshmuar me punën tonë të përditshme se ndërhyrja e NATO-s për ta ndal gjenocidin serb e për ta shpëtuar popullin shqiptar ia ka vlejtur shumë“, ka theksuar Kurti.

Krerët e shtetit nderojnë edhe ushtarët e rënë të NATO-s gjatë shërbimit në Kosovë

Të dielën e 12 qershorit, janë shënuar 23 vjet nga vendosja e 50 mijë ushtarëve të NATO-s në Kosovë dhe bashkë me ta, edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Përvjetori i kësaj ngjarjeje do të shënohet me aktivitete të shumta në Prishtinë dhe në komuna të tjera të vendit, duke përfshirë homazhe nga krerët shtetërorë te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, veprimtarit Adem Demaçi, Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, nderim te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika