Hong Kongu përballet me reshjet më të mëdha në pothuajse 140 vjet

Shiu i rrëmbyeshëm u soll nga Haikui, një tajfun që arriti të martën në provincën kineze të Fujian. Deri tani numërohen mbi 80 të lënduar

83 persona janë lënduar gjersa Hong Kongu përballet me reshjet më të mëdha në gati 140 vjet.

Përtej kufirit, autoritetet në qytetin Shenzhen të Kinës regjistruan gjithashtu shirat më të dendur që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1952.

Autoritetet lëshuan paralajmërime për përmbytje, me shërbimet e urgjencës që kryejnë operacione shpëtimi në pjesë të Hong Kongut. Krahas kësaj, u paralajmërua për rrëshqitje të mundshme dheu, duke iu thënë shoferëve që të qëndrojnë larg nga shpatet e pjerrëta ose muret mbajtëse.

Siç raporton “Telegraph“, shiu i rrëmbyeshëm u soll nga Haikui, një tajfun që arriti të martën në provincën kineze të Fujian.

Edhe pse u dobësua në një depresion tropikal, retë e saj me lëvizje të ngadalta kanë hedhur vëllime të mëdha reshjesh në zonat ende të zhytura nga shiu nga një super tajfun një javë më parë.

Reshjet e dendura në Hong Kong filluan të enjten dhe në orën para mesnatës, observatori i motit të qytetit regjistroi reshje për orë prej 158.1 milimetrash, më të lartat që nga fillimi i regjistrimeve në 1884.

“Është absolutisht tronditëse,” tha Jacky, 52 vjeç, i cili jeton në lagjen “Wong Tai Sin” me prindërit e tij të moshuar. “Nuk mbaj mend që përmbytjet të kenë qenë ndonjëherë kaq të këqija në rrethin tonë. Kati i poshtëm i qendrës tregtare është plotësisht i përmbytur, niveli i ujit është më i lartë se vitrinat… e ka kthyer ditën tonë në kaos.”

Autoritetet e Hong Kongut mbyllën shkollat ​​të premten dhe u thanë punëtorëve të qëndrojnë në shtëpi.

Njëherit, si shkak i pëmbytjeve është mbyllur një linj e rrjetit hekurudhor.

Kina jugore u godit fundjavën e kaluar nga dy tajfunë radhazi – Saola dhe Haikui – megjithëse Hong Kongu shmangu një goditje të drejtpërdrejtë.

Dhjetëra miliona njerëz në zonat bregdetare të dendura të populluara të Kinës jugore ishin strehuar në ambiente të mbyllura përpara atyre stuhive.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika