Hotel Dukagjini merr çmimin “Best Business Tourism”

Me pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani dhe shtrirje në mbi 50 media europiane, ky kontest dëshmon standardin e hotelierisë që e mban vetë Hoteli Dukagjini. Ky i fundit ka fituar çmimin ‘Best Business Tourism’ në kuadër të garës "Annual Balkan Awards for Tourism 2022"

Hotel Dukagjini, i lokalizuar në zemër të qytetit të Pejës, ka fituar çmimin ‘Best Business Tourism’ në garën “Annual Balkan Awards for Tourism 2022” që mbahet këtë vit në Sofia të Bullgarisë.

Me pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani dhe shtrirje në mbi 50 media europiane, ky kontest dëshmon standardin e hotelierisë që e mban vetë Dukagjini.

Gara në eventin e organizuar nga organizatorët e Çmimit Kombëtar për Arritje të Rëndësishme në Biznes – agjencia e komunikimit publik “VIP Communication Ltd” do t’i jap Hotel Dukagjinit një perspektivë të re në turizëm dhe biznes, stil të menaxhmentit dhe analiza krahasuese me konkurrentët në rajon, gjë kjo që do të na shtyj përtej limiteve tona për një punë sa më të mirë dhe efikase në vitet në vazhdim.

Hotel Dukagjini falenderon të gjithë stafin për punën e palodhshme dhe të vazhdueshme.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika