Hotelet luksoze “Rixos” në Sharm al Sheikh në Egjipt

Në qoftë se keni dilema mbi vendin që do të donit të qëndroni gjatë kohës në Egjipt,, RTV Dukagjini ju sjell guidën më të detajuar

Është një ndër destinacionet më të mira në botë, në të cilin mund të eksplorosh botën nënujore, mbase një ndër mrekullitë më të bukura.

Aty do të shohësh shtëpinë e mijëra peshqve, koraleve dhe gjithë faunën nënujore.

Përvoja e zhytjes në Detin e Kuq, të jep ndjesinë sikur je në një imagjinatë përrallore.

E një ndër pikat kryesore për ta shijuar këtë det është Sharm al Sheikh në Egjipt, i cili është i vendosur në pjesën jugore të Gadishullit Sinai.

E madje kjo zonë, posedon edhe resortet më luksoze, për një pushim që vetëm keni ëndërruar.

Resorti më luksoz që do të ndiheni sikur në parajsë, është  “Rixos Sharm al Sheikh”, i ndodhur në gjirin Nabq në Egjipt. I vendosur buzë detit dhe mes palmave, do të impresionoheni me bukuritë arkitektonike. Punimet brenda këtij resorti mahnitin edhe imagjinatën më të guximshme.

Që të keni pushime të paharruara dhe të përjetoni një eksperiencë unike, duhet të drejtoheni te “Vas tour operator”, i cili do t’ju dërgojë në këtë botë të mrekullueshme.

“Janë dy hotelet më luksoze dhe më të mira të zgjedhura në Lndjen e Mesme, të cilat gjenden në Egjipt.  Njëri është hotel familjar dhe ka edhe akuaparkun më të madh ne Egjipt. Çka vlen të përmendet është pjesa e madhe e hapsirës që e kanë dy hotelet bashkë dhe pushuesit e hoteleve kanë mundësi t’i shfrytzojnë fasilitetet e dy hoteleve njëkohësisht, pavarësisht në të cilin janë vendosur”, ka thënë Arbër Shala, nga “Vas tour operator”.

“Rixos Sharm al Sheikh” gëzon një plazh afër 400 metra dhe ofron një gamë të gjerë akomodimesh nga dhomat superiore e deri te suitat me pishinë private.

Secila dhomë brenda tij, ofron një luks të madh. Dhe, pothujase, nga secila terracë e tyre, mund të shohësh pamje panoramike.

Në këtë hotel gjigant, keni mundësi të shumta zgjedhjesh të ushqimit. Me restaurante ndërkombëtare ala carta, që ofrojnë gamë të gjerë kuzhinash duke përfshirë italiane, indiane, japoneze, lindore, braziliane, turke dhe ushqime deti.

“Shërbimi është gjithashtu i përzgjedhur si një ndër ushqimet më të mira nga Rixos Group”, ka theksuar Shala gjersa ka shtuar se “këto dy hotele bashkë kanë 15 pishina të cilat varësisht sezonës, duke marrë parasysh nga sezona ne Egjipt e cila është gjithmonë e nxehtë, prej tetorit deri në maj ka pishina me ngrohje. Ndërsa prej 1 majit e tutje fillojnë temperaturat e larta dhe nuk ka nevojë për ngrohje. Kjo pjesë ka klimë të cilën mund ta shfrytëzoni në të gjitha periudhat e vitit”.

Ka shumë më tepër për të shijuar brenda këtij resorti.

Përveç shfaqjeve të natës, aktivitetet ditore përfshijnë gjimnastikë në ujë, shigjeta, Waterpollo, si dhe shumë aktivitete tjera, të cilat do t’ju impresionojnë.

Ka edhe dy fusha tenisi, një tavolinë bilardo, një palestër dhe pingpong.

Në këtë resort me ekipin e animacionit mund të provoni pilates ose të shijoni trajtime të ndryshme.

“Hoteli “Rixos Premium Seagate” është për familjarë. Ne kemi edhe një hotel tjetër me po këtë emër ‘Rixos Sharm al sheikh’. Të dy hotelet kanë koncepte të ndryshme: kemi për familjarë dhe vetëm për të rritur. Njëri hotel operon për familjar, për fëmijë, me 928 dhoma, pra po flasim ‘Premium sea gate’, ndërsa ‘Rixos Sharm al sheikh’ është më shumë për qifte, për të rinj , pa fëmijë dhe ka 660 dhoma. ‘Rixos Premium Seagate’ ofron restaurante me lloje të ndryshme të ushqimeve, si ato braziliane , italiane, dhe turke, duke mos I lënë anash edhe ushqime deti. Posedon aqua parkun me një hapësirë të madhe me lojëra të ndryshme për fëmijë, por edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë qejf”, ka thënë Zafer Yavuz, drejtor i marketingut në Rixos.

E për të gjithë ata që e duan jetën e natës, ky resort ka menduar edhe për ta.

“Rixos Sharm al Sheikh” posedon dy klube nate. Klubi i brendshëm “Rixos” që punon çdo natë dhe klubi i plazhit në ajër të hapur për ahengje, i cili sjell nga bota Dj-të më të njohur.

Ka edhe destinacione të mrekullueshme të mbushura me aktivitete të tilla si zhytja, relaksimi në plazh, spa, surfing me kite, klube nate dhe udhëtime peshkimi.

Pjesa më e bukur e këtij hoteli është plazha, në të cilën mund të shijosh dallgët e ngrohta të detit të kuq dhe të shohësh botën e bukur nënujore.

“ ‘Rixos Sharm al sheikh’ është më shumë për të rinj që e dëshirojnë jetën e natës. Ne vazhdimisht organizojmë aktivitete me dj dhe muzikë live. Sjellim edhe trajner fitnesi të njohur botëror, dhe kjo është arsyeja se pse klientët kalojnë kohë të mirë në hotelet tona. Ne kemi 8 pishina në ‘Rixos Premium Seagate’, ndërsa 7 pishina në ‘Rixos Sharm al Sheikh’, 9 restaurante ‘alakarta’ , dhe një restaurant ku mund t’i gjesh të gjitha. Ndërsa në ‘Rixos Sharm al Sheik’ 8 restuarante alakarta dhe një restaurant të madh. Për të gjithë klientët që vijnë në ndonjërin prej këtyre hoteleve,  mund t’i shfrytëzojnë restaurante pishina dhe plazhën edhe në hotelin tjeter, pra me një fjalë mund t’i shfrytëzosh dy hotele në një pushim”, ka shtuar Yavuz.

Mes bukurisë së resortit, rehatisë dhe relaksit që ju ofron, në “Rixos Sharm al Sheikh” do të përjetoni ëndërrat.

Siguria është në nivelin maximal, për të gjithë turistët që zgjedhin plazhet e bukura të Egjiptit. Edhe temperaturat janë shumë të përshtatshme, me lagështi shumë të ulët të ajrit dhe me një frymë të lehtë që thyejnë temperaturat e larta, duke ju bërë qëndrimin tuaj më të lehtë dhe të rehatshëm.

Ndërkaq për herë të parë, operatori Vas tour, do t’ju dërgojë me fluturime direkte çdo javë Prishtinë – Sharm al Sheikh. Data e parë e nisjes do të jetë me 20 korrik, deri në shtator 2022.

 

 

Të fundit nga rubrika