Hoti: Aparati qeveritar nuk e ka kuptuar gropën ku ka rënë me Marrëveshjen e Ohrit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se Qeveria Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani s’e kanë kuptuar “gropën ku kanë rënë me Marrëveshjen e Ohrit”

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Kosova është duke i vuajtur pasojat nga sanksionet e Bashkimit Evropian.

Hoti, përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”, ka shkruar se Qeveria aktuale e degradoi MSA-në dhe gjithë procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke ia nënshtruar atë zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Marrëveshja e Ohrit u bë me vullnet të lirë, bile kryeministri insistonte nëpër korridoret e hotelit në Ohër për nënshkrim të marrëveshjes.

Tani kur është bërë dëmi, kur Kosova po vuan nga sanksionet e Bashkimit Evropian që kanë bllokuar rreth 300 milionë për projekte të ndryshme, në Shkup, kryeministri kërkon që të shkëputet procesi i integrimit evropian i Kosovës nga Marrëveshja e Ohrit. Gjithë ai aparat qeveritar, me gjithë ata këshilltarë e me presidenten juriste, si nuk e kanë kuptuar gropën ku kanë rënë me pranimin e Marrëveshjes së Ohrit? Është e kuptueshme tani injorimi që iu bënë BE-ja kur kërkojnë të shkëputet procesi i integrimit evropian të Kosovës nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Hoti.

Ai po ashtu tha se “Në vitin 2015, Qeveria Mustafa ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, e cila e trason rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Kjo mbetet marrëveshja e parë kontraktuale e Kosovës me Bashkimin Evropian, sigurisht me status të veçantë pasi kishte dhe ka ende vende të BE-së që nuk e njohin Kosovën”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika