Hoti: Asgjë e re në “Strategjinë energjetike 2022-2031″, u kthehen projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”

Ish-kryeministri dhe njëherit, deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar "Strategjinë energjetike 2022-2031" duke thënë se një strategji e tillë iu është rikthyer projekteve të nisura nga "regjimet e kaluara"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënëse tashmë, strategjia energjetike i është kthyer projekteve nga “regjimet e kaluara” dhe se asgjë e re nuk përfshihet në “Strategjinë energjetike 2022-2031”.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se objektivat në këtë strategji nuk tregojnë objektiva për strategji shtetërore.

“Asgjë e re në “Strategjinë energjetike 2022-2031”. I humbën dy vite me anulimin e projektit të gazit me amerikanë. Tani u kthehen projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”, përfshirë: (1) termocentralin me gaz, (2) Bursën Energjetike me Shqipërinë, apo (3) integrimin e rrjetit energjetik me rajonin. Objektivat në këtë strategji janë shkruar sikur për fletushka promovuese për kursim të energjisë, e jo objektiva për strategji shtetërore ku tregohet: sa do rriten kapacitet, sa do të kushtojnë investimet dhe si do të mbulohen ato investime.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Pas mbledhjes së Qeverisë të mbajtur të premten ishte deklaruar Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministrja Rizvanolli ka thënë se aktualisht kjo strategji nuk parasheh ndërtimin e hidrocentraleve të reja, por nëse ka mundësi që të ndërtohen kapacitete ujore, atëherë do të shqyrtohet kurdo që është në përputhje me objektivat e ambientit.

Ndërkaq, Kurti ka thënë se pikë e rëndësishme e kësaj mbledhjeje, është shqyrtimi i Draftit të Strategjisë të Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031.

“Sot para nesh kemi dokumentet më të rëndësishme për këtë vit, strategjinë e vitit 2022-2031 për energji, thelbësor për zhvillimin energjetik të Kosovës, kjo strategji parasheh zhvillime të shpejta dhe avancime në sektorin e energjisë, mundëson një sektor energjetik të qëndrueshëm”.

Sipas tij, shqyrtimi i kësaj strategjie, është i një rëndësie të veçantë, pasi për herë të parë qytetarët i vendos në qendër që të kenë energji të përballueshme.

Ndryshe, të premten, Qeveria e Kosovës ka miratuar draftin e Strategjisë për energjinë 2022-2031.

Rizvanolli: Strategjia e energjisë nuk parasheh ndërtimin e hidrocentraleve të reja

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika