Hoti: Buxheti për 2025 i përkohshëm, Qeveria e ardhshme do ta ndryshojë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, kritikoi buxhetin për vitin 2025, duke e konsideruar një dokument të përkohshëm që sipas tij do të ndryshohet pas zgjedhjeve të ardhshme.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 2025, duke thënë se ai përmban mangësi të shumta dhe duhet të konsiderohet një dokument i përkohshëm.

Në fjalën e tij para deputetëve, Hoti tha se ka pritshmëri për ndryshime të qeverisë pas zgjedhjeve të shkurtit, që sipas tij do të sjellin edhe rishikime të buxhetit aktual.

“Sot po e diskutojmë dokumentin më të rëndësishëm qeverisës. Besoj që këtë duhet ta shqyrtojmë si një dokument të përkohshëm, pasi që është e sigurt që qeveria e ardhshme do ta ndryshoj. Dhe nuk kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme. Gjithmonë ë fund të mandatit qeverisës, kur përgatitet një buxhet që shkon përtej mandatit të qeverisës aktuale është natyrës së përkohshme. Besoj që analiza e këtij dokumenti duhet të bëhet në kontekst të premtimeve gjatë mandatit katër vjetar, jo vetëm si shifër”, ka thënë Hoti.  

Sipas Hotit, se fusha të rëndësishme, si shëndetësia dhe infrastruktura shëndetësore, janë të lëna pas dore.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika