Hoti: Deklarimet e O’Brien duhet të merren me shumë shqetësim

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se deklarimet e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien duhet të merren me shumë shqetësim

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, lidhur me deklarimet e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, ka thënë se të njëjtat duhet të merren me shumë shqetësim.

Hoti ka thënë se raportet ShBA-Kosovë janë ekzistenciale.

“Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë ekzistenciale. Kush nuk e kupton këtë nuk e meriton të jetë në krye të institucioneve”, ka shkruar Hoti.

Deputeti nga radhët e LDK-së është shprehur se bartësit e institucioneve të vendit e kanë për obligim të mirëmbajnë këto marrëdhënie, që, sipas tij, janë të pacenueshme.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Lexo dhe: O’Brien: Nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, O’Brien ka thënë se me këtë qëndrim, Qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere”, ka thënë O’Brien.

 

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika