Hoti: Dy ligjet më të rëndësishme po shqyrtohen në procedurë të përshpejtuar pa asnjë arsye

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar vendimin e Kuvendit të Kosovës, për procedurë të përshpejtuar të Ligjit për Paga në sektorin publik si dhe për Ligjin për Zyrtarët Publikë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Vendimi për procedurë të përshpejtuar për Ligjin për Pagat në sektorin publik dhe Ligjin për Zyrtarët Publikë, sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është bërë pa asnjë arsye.

“Pse gjithë kjo nguti nga mazhoranca për dy nga ligjet më të rëndësishme për administratën shtetërore?”, ka shtruar pyetje Hoti.

Sipas tij, dy ditë janë të pamjaftueshme për ta shterur debatin për këto dy ligje.

“Sipas vendimit të djeshëm të Kuvendit, afati për amendamente është deri të hënën më 19.12.2022, në orën 12:00. Nuk ka asnjë mundësi që për dy ditë të vikendit të shtjerrën diskutimet me grupet e interesit: me sindikatën e arsimit, të shëndetësisë, të shërbimit civil, të policisë dhe sindikatat e tjera”, ka shkruar ai.

Këto ligje, sipas Hotit, do të duhej të miratoheshin pas diskutimeve gjithëpërfshirëse me të gjithë akterët që ndikohen nga ato ligje.

“Kjo qasje e mazhorancës nuk ka asnjë kuptim. Këto dy ligje duhet të miratohen vetëm pas diskutimeve gjithëpërfshirëse dhe shteruese me të gjithë ata që ndikohen nga këto ligje”, ka thënë ai.

“Nuk është e mjaftueshme që këto dy ligje të jenë në përputhje me kushtetutën. Ato duhet të jenë në përputhje me parimet elementare të të drejtave të të punësuarve në sektorin publik, si dhe të dakorduara në parim me sindikatat që i përfaqësojnë ata të punësuar”, ka vijuar ai.

Në fund, Hoti është shprehur se “vetëm qeveritë autoritare miratojnë ligje pa dhënë mundësi që të shprehen atyre që ndikohen nga ato ligje”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika