Hoti e akuzon Qeverinë e Kosovës për presion ndaj sindikatave

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë që gjendja në të cilën jemi është si shkak i luftës së kësaj qeverie me sindikatat në Kosovë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Avdullah Hoti, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po u bën presion sindikatave të punëtorëve në sektorin publik.

“Sipas raportit të buxhetit për janar-qershor 2023, janë përgjysmuar pagesat e anëtarësisë në sindikatë nga të punësuarit në sektorin publik. Ja sa kanë paguar ata në tri vitet e fundit:

  • 2021 = 1.01 mil euro,
  • 2022 = 0.97 mil euro,
  • 2023 = 0.41 mil euro”, tha ai.

Hoti u shpreh se lufta e qeverisë me sindikatat është paradoks për një qeveri të majtë.

“Është e qartë se kjo gjendje ka ardhur si rezultat i luftës të kësaj qeverie me sindikatat në Kosovë, që është paradoksale për një qeveri të majtë. Është e qartë se kjo situatë reflekton si presion i paprecedent ndaj të punësuarve në sektorin publik”, ka shkruar Hoti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika