Hoti e kritikon Qeverinë për mungesë të transparencës në dialog

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të jetë më transparente sa i përket dialogut Kosovë-Serbi

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdulah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë  e Kosovës, për mungesë të transparencës sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij, në Kuvendin e Kosovës ka munguar raportimi, edhe pse siç ka thënë ekziston një rezolutë e Kuvendit e cila i kërkon kryeministrit të Kosovës të raportojë pas çdo raundi të bisedimeve.

Hoti është shprehur se takimet me kryetarët e partive nuk e zëvendësojnë raportimin në Kuvend.

“Por, paraprakisht duhet të sigurohet transparencë e plotë nga ana e Qeverisë përmes raportimit në Kuvend, e cila gjë ka munguar pavarësisht rezolutës së Kuvendit ku i kërkohet Kryeministrit të raportojë para dhe pas çdo raundi të dialogut. Nuk ka forum tjetër për raportim përveç Kuvendit. Takimet me kryetarët e partive politike opozitare nuk e zëvendësojnë raportimin në Kuvend”, ka shkruar Hoti.

Hoti i ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, të cilët sipas tij janë të interesuar për ta përmbyllur marrëveshjen për normalizim dhe njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Hoti ka kërkuar të sigurohet transparencë nga Qeveria e Kosovës edhe për komunitetin akademik, shoqërinë civile dhe mediat.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika