Hoti: Edhe kur është hedhur gaz lotsjellës, Kuvendi ka funksionuar më mirë

Avdullah Hoti, LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar ndaj ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takim me opozitën pasi sipas tij Kurti nuk mund të kërkojë takim me opozitën për agjendën e Kuvendit derisa vetë e ka cenuar demokracinë parlamentare në vend.

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se puna në Kuvend është degraduar dhe pasojat janë të gjera për të gjithë shtetin.

“Kryeministri Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit për sesionin pranveror, por sjellja e tij bashkë me grupin VV-Guxo ndaj institucionit të Kuvendit dhe opozitës gjatë këtij mandati e ka cenuar demokracinë parlamentare në Kosovë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti ka listuar të gjeturat e IKD-së për punën e Kuvendit teksa ka theksuar “edhe kur është hedhur gaz lotsjellës, Kuvendi ka funksionuar më mirë, ka qenë transparent e më efikas”.

“Të gjeturat e IKD-së nga monitorimi i Kuvendit të Kosovës janë shqetësuese për rendin demokratik: mungesë transparence në vendime dhe nxjerrje të ligjeve, vendime kundërkushtetuese e kundërligjore, moszbatim i rregullores së punës, Kuvendit iu ka pamindësuar të kërkojë llogari nga Qeveria, mazhoranca ka pamundësuar kuorumin dhe i ka dështuat seancat dhe komisionet hetimore, Qeveria nuk është përgjigjur në pyetjet e deputetëve dhe nuk ka marrë pjesë në seanca të jashtëzakonshme, e shumë gjetje të tjera që paraqiten në vijim”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika