Hoti falënderon ATA-n për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës

Pamje nga takimi

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, me menaxhmentin e lartë të PK-së, kanë pritur në takim Timothy Leeds, drejtor gjeneral i Programit për Asistencë Kundër terrorizmit (Antiterrorism Assistance (ATA) Program) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëpunëtorët e tij.

“​Gjatë këtij takimi u diskutua bashkëpunimi në mes të PK-së dhe ATA-s si dhe çështje me interes të përbashkët për të dy institucionet”, njofton policia.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm ka falënderuar ATA-n për përkrahjen e vazhdueshme me projekte madhore për Policinë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve me pajisje profesionale dhe në trajnime.

“Trajnimet dhe pajisjet e ofruara nga ATA, kanë ndihmuar njësitet policore në arritjen e rezultateve pozitive të PK-së, në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve kibernetike. Të dy palët u zotuan për avancim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika