Hoti falënderon Ramën, thotë se Shqipëria mbetet zëri i Kosovës

Pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Evropës ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Hoti tha se "Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri ynë"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Evropës ka falënderuar Ramën.

Hoti tha se derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i Kosovës.

“Faleminderit Kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri ynë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, ka thënë Hoti në Facebook.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përveçse për Shqipërinë, para anëtarëve të Këshillit të Evropës ka folur edhe për Kosovën.

Rama ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen të paraburgosur në Hagë, janë aty për shkak të lajmeve të rreme. Rama e përmendi librin e ish-prokurores Carla Del Ponte, në të cilin sipas tij u akuzuan pa të drejtë për trafikim organesh krerët e UÇK-së.

Kryeministri i Shqipërisë po ashtu pati kritika edhe për Këshillin e Evropës, për miratimin e një raporti të tillë, i cili sipas tij është krejtësisht i paargumentuar.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika