Hoti: Furnizimi me energji nuk zgjidhet me bateria

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 40 milionë eurove për KOSTT-in, duke thënë se në një periudhë afatgjate furnizimi me energji nuk zgjidhet me bateria, pasi ato ndihmojnë vetëm në stabilitetin e sistemit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Në mbledhjen e së mërkurës së Qeverisë së Kosovës është aprovuar ndarja e 40 milionë eurove për KOSTT-in, për obligimet ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike (ENTSO).

E për këtë ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke thënë se po dëshmohet çdo ditë se menaxhimi i sektorit të energjisë në përgjithësi dhe i krizës në veçanti nga ana e Qeverisë është kaotik.

“40 milionë euro për KOSTT-in?! Me çfarë plani ndahen këto mjete? A duhet ky vendim të sillet në Kuvend siç u veprua vitin e kaluar?”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Sipas tij, i gjithë sektori energjetik është në situatë të vështirë, pasi në afat të gjatë, furnizimi me energji nuk zgjidhet me bateria, pasi ato ndihmojnë vetëm në stabilitetin e sistemit.

“Dimrin e kaluar, emergjenca energjetike u shpall në fund të dhjetorit, kur ishte tepër vonë për të intervenuar. Ndërkaq, sivjet u miratua një vendim para dy jave në Kuvend, por ai nuk përmban asnjë masë konkrete, përveç detyrave të rregullta që duhet të kryejë KEK-u pavarësisht këtij vendimi dhe thirrjeve për kursim të energjisë”, ka shkruar Hoti tutje.

Sipas Hotit, procesi i rishikimit të tarifave nga ZRrE-ja, në fillim të këtij viti, krijoi kaos, sidomos pas një serie të vendimeve gjyqësore, paqartësisë dhe vonesave të Qeverisë lidhur me reagimet ndaj krizës energjetike.

Ai ka thënë, ndër të tjera, se në fund të sezonit dimëror, Qeveria nuk i zbatoi as zotimet e veta.

“Sot kompanitë kryesore energjetike, si KESCO, KEDS, KEK dhe KOSTT, kanë borxhe ndaj njëra-tjetrës. Ato e kanë të vështirë të kryejnë edhe obligimet e tyre të rregullta, e lëre më të blejnë energji paraprakisht për dimër dhe të përgatiten për krizën që na pret”.

Ai ka thënë se furnizimi stabil afatgjatë sigurohet me ndërtim të kapaciteteve të reja, të cilat mund të jenë me qymyr ose me gaz, duke shtuar se alternativa me gaz ka qenë e gatshme në qeverinë e kaluar, por siç thotë ai, u injorua për motive të tyre.

Qeveria i ndan KOSTT-it 40 milionë euro për obligimet ndaj ENTSO-s

 

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika