Hoti: I papranueshëm vlerësimi i tatimit në pronë, të shtyhet deri në vitin 2024

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është e papranueshme që qytetarët të pranojnë faturat e reja të tatimit në pronë dyfish më shumë se që i kanë pasur. Ndërsa, ka theksuar se vlerësimi i tatimit të pronave në fatura duhet të shtyhet së paku deri në janar të vitit 2024

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është e papranueshme që qytetarët të pranojnë faturat e reja të tatimit në pronë dyfish më shumë se që i kanë pasur. Ai ka theksuar se do të kërkojë nga Komisioni për Buxhet dhe Financa, të nxjerrë rekomandim për Qeverinë Kurti që vlerësimi i pronave në fatura të shtyhet për vitin 2024.

Sipas Hotit, është e rëndësishme që qytetarëve t’u bëhet e ditur mënyra se si llogaritet tatimi në pronë.

“Besoj se është informatë e paarsyeshme, nuk ka asnjë arsyeshmëri, nuk ka asnjë bazë që qytetarët pa prit e pa kujtu të pranojnë faturat e reja dyfish më shumë siç i kanë pasur të vjetrat. Është mirë të sqarohet mënyra si llogaritet tatimi në pronë, janë normat tatimore të tatimit në pronë dhe është vlerësimi i pronës. Normat përcaktohen me ligj për tatimin në pronë, i cili i përcakton kufirin e poshtëm dhe kufirin e lartë të tatimit në pronë dhe mandej komunat kanë diskrecion që të caktojnë normën e tatimit në pronë brenda kufijve që i cakton ligji…Ndërkaq, Ministria e Financave bën vlerësimin e vlerës së tregut të pronave dhe në bazë të saj llogaritet tatimi në pronë. Normalisht që në bazë të ligjit, kohë pas kohe bëhet vlerësimi i pronave, vlerës së tregut të pronave dhe kur ajo shumëzohet me normën tatimore, i jep ngarkesën tatimore. Ajo që është e papranueshme është që qytetarët tanë tash në janar pas datës 23 janar kur fillojnë të gjenerohen këto fatura, kuptojnë që do të kenë rritje të ngarkesës tatimore për pronat e tyre”, ka theksuar Hoti.

Deputeti i LDK-së, njëherësh anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, ka treguar hapat që do të duhej të merrte paraprakisht Qeveria e Kosovës.

“Unë besoj se kjo është e paarsyeshme, është dashur të zhvillohet një fushatë shumë më e gjatë e informimit të qytetarëve për vlerësimin e ri të pronave që do të bëhet, i cili pastaj do të reflektohet në faturën e tatimit në pronë. Pavarësisht a ka të drejtë apo jo në këtë rast, Ministria e Financave, Qeveria në këtë vlerësim që ka bërë, sepse mbase do të bëhet vlerësimi, koha kur zbatohet në faturat për qytetarët duhet marrë parasysh edhe konteksti ekonomik, social dhe tash kur jemi në dijeni se çfarë rritje të çmimeve kemi pasur gjatë 2022-tës, që është rritja më e madhe ndoshta në 15 vjet, ndërkohë që nuk ka pasur rritje të pagave, rritje të pensioneve dhe të të ardhurave të tjera qytetare, besoj se është momenti më i keq për të futur në fuqi vlerësimin e ri të pronave dhe dyfishimin e tatimit në pronë”, ka thënë Hoti, shkruan KP.

Tutje, Hoti ka bërë të ditur se vlerësimi i tatimit të pronave në fatura duhet të shtyhet së paku deri në janar të vitit 2024.

“Unë do të propozoj në Komisionin për Buxhet dhe Financa, të premten e kemi ftuar në raportim Ministrinë e Financave. Unë do të kërkoj që Komisioni të nxjerrë rekomandim për qeverinë që ky reflektim i vlerësimit të pronave në fatura të shtyhet për vitin 2024. Një logjikë e thjeshtë në këtë situatë që jemi me pak arsyeshmëri do të nënkuptojë që kjo nuk do të duhet të ishte diskutuar tash ose në variantin më të mirë të implementohej në faza”, ka thënë mes të tjerash Hoti.

 

 

 

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika