Hoti: I rëndësishëm është gjithashtu fakti se çmimi i ngrohjes me Termokos mbetet i pandryshuar këtë dimër

Mosngritja e çmimit të ngrohjes nga Termokosi e ka bërë të lumtur Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ku  ka vlerësuar menxhmentin e Termokosit dhe për zgjerimin e rrjetit ia ka atribuuar meritat ish- kryetarit të Komunës së Prishtinës Isa Mustafës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

 





Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar nëpërmjet një postim me shkrimi pasi çmimi i ngrohjes qendrore mbetet i pa ndryshuar edhe në këtë dimër. Ku ka thënë se merita për zgjerimin e ngrohtores i ka atribuuar ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Isa Mustafës.

“Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë përmes kogjenerimit, i nisur në qeverisjen e Prishtinës nga Isa Mustafa me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes KfW, mbetet ndër projektet më të rëndësishme të kryeqytetit”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se ndjehet mirë që  qeverisja aktuale e Kryeqytetit të Prishtinës, e ka prioritet ngrohjen qendrore por ai ka propozuar që ngroha qendrorë të shpërndahet dhe në lagjet tjera të Prishtinës.

“Duhet që sa më shpejt të lidhen në sistem të ngrohjes blloqet e reja të banimit në Arbëri, tek rruga B, në Lagjen e Spitalit e të Muhaxherëve, në Matiqan, në Kalabri dhe lagje të tjera”.

“Menaxhmenti i ri i ngrohtores Termokos e ka nisur punën me shumë energji dhe duket se ka siguruar mbështetje nga partnerët zhvillimor të Kosovës për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit”.

Sipas tij në këtë kohë të krizës energjetike është tepër e rëndësishme të gjenden burime tjera të ngrohjes gjatë dimrit.

Ai ka përfunduar duke bërë thirrje që projekte të ngrohjes të zhvillohen edhe në qendrat tjera të mëdha urbane të Kosovës.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika