Hoti: Ikja e LVV-së nga debatet televizive, përpjekje për të kamufluar dështimet

Avdullah Hoti, nga LDK-ja ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesën e projekteve dhe investimeve, problemet me energjinë, dhe përkeqësimin e marrëdhënieve me aleatët, duke e cilësuar bojkotin e debateve televizive si një tentativë për të fshehur "këto dështime"

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ikja e partisë në pushtet nga debatet televizive e dalja në takime partiake nëpër komuna është përpjekje e dëshpëruar për të kamufluar dështimet në qeverisje në katër vite mandat.

Sipas tij ndryshe ky bojkot nuk ka si të kuptohet.

“Po të kishte rezultate, do t’i mbushnin studiot televizive e do të përballeshin me opozitën në çdo studio televizive, tryezë e forum. Është lehtë t’u flasësh militantëve partiakë që të duartrokasin, por përballja me kundërshtarët politik duhet bazuar në fakte”, ka shkruar Hoti. 

Hoti potencon se për katër vite mandat, kjo qeveri ka pasur 12 miliardë euro buxhet e asnjë projekt i realizuar.

“Katër vite mandat: 12 miliardë euro buxhet e asnjë projekt i realizuar, asnjë investim madhor vendor apo i huaj, probleme me energji elektrike, asnjë njohje për shtetin e Kosovës, sanksione nga BE-ja, marrëdhënie të cenuara me aleatët kryesorë të Kosovës, afera në rezerva shtetërore, në energjetikë e në sektorë të tjerë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Shija e redaktorit

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika