Hoti jep katër propozime për Qeverinë për lehtësimin e krizës ekonomike

Gjersa ka përmendur masat që Gjermania ka ndërmarrë në lehtësimin e krizës ekonomike, Avdullah Hoti, nga radhët e LDK-së, ka dhënë rekomandime sesi situata ekonomike në vend mund të lehtësohet

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka rekomanduar katër opsione, në mënyrë që kriza ekonomike në vend të lehtësohet.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës jo vetëm që nuk po zvogëlon tatimet, por ajo po zvogëlon qarkullimin në ekonomi, duke mos implementuar qindra miliona euro investime kapitale.

“Për t’i ndihmuar qytetarët në përballje me inflacionin, Gjermania ka vendosur të ulë Tatimin në Vlerën e Shtuar në gaz dhe nxemje nga 19% në 7%, duke filluar nga 1 tetor 2022 deri në prill 2024. Në rastin e Kosovës, janë këto veprime që e zbusin krizën, por që po mungojnë nga muaji mars:

  1. Indeksimi i pagave, subvencioneve në bujqësi, pensioneve dhe ndihmave sociale me normën e inflacionit,
  2. Rritja e pagës minimale në sektorin privat,
  3. Ulja e TVSH nga 18% në 8% për naftë dhe për disa produkte ushqimore që ende janë me 18% TVSH,
  4. Pezullimi i përkohshëm i akcizës në naftë”, ka deklaruar Hoti, duke theksuar se është i sigurt se rekomandimet e tij kanë mbështetjen e të gjitha palëve.

Sipas Hotit, nëse në ekonomi do të investoheshin qindra miliona euro përmes projekteve kapitale, krahas uljes së tatimeve, do të rritej kërkesa agregate dhe do të parandalohej thellimi i krizës.

Tutje, ai ka theksuar se masat e lartcekura nuk paraqesin problem për deficitin buxhetor ngase bilanci i Qeverisë është rekord i lartë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika