Hoti: Ka kohë për vlerësim të dëmeve, ndihma ndaj qytetarëve duhet ofruar menjëherë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për vërshimet e fundit ka thënë se "Qeveria duhet urgjentisht të ndajë mjete për të ndihmuar familjet që duhet të gjejnë strehim për një kohë"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Gjatë të enjtes së 19 janarit, ka pasur vërshime në disa komuna të vendit. Deri më tani raportohet se komunat më të prekura janë Skenderaj dhe Mitrovica.

Rreth këtyre vërshimeve ka reaguar dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Përmes një postimi Hoti ka shprehur keqardhje për familjet dhe bizneset që kanë pësuar dëme nga vërshimet, duke shtuar se “‘E mira është se nuk kishte viktima”.

Sipas tij, ka kohë për vlerësim të dëmeve, ndërsa ndihma ndaj qytetarëve duhet ofruar menjëherë.

“Komunat, të ndihmuara nga FSK, po bëjnë gjithçka për të ndihmuar familjet në nevojë. Është për çdo respekt angazhimi i Kryetarëve të Komunave, edhe pse resurset e komunave për tu përballur me situata emergjente janë shumë të kufizuara”, ka shkruar Hoti.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka theksuar se “Qeveria duhet urgjentisht të ndajë mjete për të ndihmuar familjet që duhet të gjejnë strehim për një kohë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika