Hoti: Ka një përkeqësim të paprecedent të buxhetit në tri vitet e fundit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se buxheti i Kosovës në tri vitet e fundit ka treguar një përkeqësim të paprecedent, me shpenzime më të larta në subvencione-transfere krahasuar me sektorë kyçë të zhvillimit

Avdullah Hoti, LDK

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ka një përkeqësim të paprecedent në mënyrën se si është shpenzuar buxheti i shtetit në tri vitet e fundit.

Hoti ka theksuar se një shumë trefish më e madhe është shpenzuar në subvencione dhe transfere krahasuar me sektorë të rëndësishëm të infrastrukturës, si ndërtimi i rrugëve, i shkollave, i spitaleve dhe pajisje të ushtrisë e policisë.

“Kjo politikë buxhetore nuk siguron zhvillim. As varfëria nuk eliminohet kështu. Ajo mund të zbutet përkohësisht me subvencione, por eliminohet vetëm me zhvillim”, ka shkruar ai.

Në deklaratën e tij në Facebook, Hoti ka bërë një krahasim midis shpenzimeve kapitale të qeverisë Mustafa dhe qeverisë aktuale.

Ai ka theksuar se në kohën e tij, 20 për qind e buxhetit ishte dedikuar për shpenzime kapitale në nivel qendror, ndërsa aktualisht kjo shifër ka rënë në 12 për qind.

Hoti ka shtuar se politika buxhetore e tanishme nuk po siguron zhvillim, dhe se varfëria nuk mund të eliminohet vetëm me subvencione, por duhet të shoqërohet me projekte konkrete të zhvillimit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika