Hoti: Kaloi gjysma e mandatit dhe Qeveria asnjë shenjë nuk e bëri në ekonomi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për ekonominë e vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se për dy vite të mandatit qeverisës, nuk e la asnjë shenjë në ekonominë e vendit.

“Kaloi gjysma e mandatit qeverisës dhe asnjë shenjë nuk e bëri në ekonomi Qeveria e “punësimit dhe drejtësisë”. Viti 2022 u përshkua me mungesë të qeverisjes efktive, e cila do t’i mbronte qytetarët nga inflacioni dhe do të promovonte zhvillim ekonomik. Parashikimi për vitin 2023, po ashtu, nuk është më i mirë”, ka thënë ai.

Sipas tij, rritja ekonomike në vitin 2022 erdhi nga rritja e konsumit privat dhe nga eksportet, e jo siç pretendon Qeveria nga investimet publike apo private.

“Rritja ekonomike më 2022 prej 3.5 përqind erdhi nga rritja e konsumit privat dhe eksporteve, e jo nga investimet publike apo private. Në fakt, më 2022 bruto investimet kapitale kanë rënë për -6.9 përqind dhe konsumi qeveritar ra për -0.8 përqind, duke ndikuar negativisht në rritjen ekonomike”, ka shkruar Hoti.

Ndër të tjera, ai tha se Qeveria e Kosovës nuk e menaxhoi mirë situatën e krijuar nga rritja e inflacionit.

“Inflacioni, i cili arriti kulmin në 14.2 përqind në korrik 2022, erdhi si rezultat i rritjes të kostos së transportit, çmimit të energjisë dhe çmimit të ushqimeve. Situata nuk u menaxhua si duhet nga Qeveria, pasi ngarkesat tatimore mbetën të pandryshuara. Jo vetëm që nuk e suspendoi akcizën në naftë për një kohë, por Qeveria nuk e uli as TVSH-në. Nga 18% në 8% për disa artikuj ushqimorë shtesë, edhe pse këtë ia mundësonte ligjin për TVSH-në. Si rezultat, Qeveria mblodhi qindra miliona euro TVSH nga rritja e çmimeve të naftës, energjisë dhe ushqimeve. Për pasojë, bilanci bankar i Qeverisë gjatë vitit 2022 ishte tepër i lartë. Pasi ato mjete nuk u shpenzuan në investime kapitale, ato u zhvlerësuan nga inflacioni”, tha Hoti.

Po ashtu, sipas Hotit, në Kosovë nuk ka rritje të prodhimit vendor ashtu siç thonë nga Qeveria.

“Eksportet u rritën me 27%, por për shkak të bazës së ulët, nuk kishin efekt të ndjeshëm në uljen e deficitit tregtar. Në anën tjetër, importet u rritën me 22%, dhe për shkak të madhësisë së tyre, deficiti tregtar u thellua edhe për 1 miliardë euro. Kjo është indikative se në tregun vendor ende nuk ka rritje substanciale të prodhimit vendor, siç trumbetohet nga qeveritarët”, u shpreh Hoti.

“Edhe ato pak investime që ndodhën gjatë vitit 2022, ishin kryesisht në ndërtimtari, dhe si rezultat kishin efekt shumë të kufizuar në produktivitet dhe rritje ekonomike”, vijoi ai.

Tutje, ai tha se deficiti buxhetor ra ndjeshëm, por kjo, sipas tij, ishte si rezultat i dy faktorëve “të hyrave shtesë që erdhën nga rritja e çmimeve, pasi normat tatimore mbetën të pandryshuara, si dhe (ii) nën shpenzimit të ndjeshëm në investime kapitale publike, të cilat kanë qenë rekord të ulëta”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika